Aktuale

Exit Poll: PAN-40%, VV-30% dhe LAA-27%

Në Klan Kosova është dhënë rezultati i parë për rezultatin preliminar të zgjedhjeve të sotme, sipas hulumtimeve në terren të Exit-Pollit “Gani Bobi”. Lajmin e ka dhënë drejtori i “Gani Bobit”, Shkëlzen Maliqi. Sipas rezultateve, në këto zgjedhje koalicioni PDK-AAK-Nisma ka dalë i pari me një përqindje votash prej 40 për qind.

30 për qind ka marrë Lëvizja Vetëvendosje, duke dalë në vendin e dytë, derisa koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka ngelur në vendin e tretë me 27 për qind të votave.

Ky rezultat është mjaft befasues duke marrë parasysh rritjen enorme të Lëvizjes Vetëvendosje që nga zgjedhjet e kaluara.

Ky rezultat nuk është pritur nga askush, sidomos në pozicionimin e Vetëvendosjes, dhe nuk është parashikuar nga asnjë sondazh i mëparshëm.

Sipas Klan Kosova margjina e gabimit të organizuesve të sondazhit është thënë të jetë deri në1.5 për qind

“Gjatë procesit kur dalin votuesit i pyesin për këndë keni votuar. Këto rezultate dalin të sakta, gjysmë të sakta, por edhe të huqura. Por ekipet tona kanë punuar mirë. Ekipet në teren nuk kanë pasur asnjë problem”, ka thënë Maliqi.

Sipas Shkezeln Maliqit, të anketuar kanë qenë 2500 respodentë, derisa, marzha e gabimit është 1.5 për qind.

Maliqi ka sqaruar Exitpolli është matje momentale dhe ka paralajmëruar mundësinë që të ketë edhe gabime.