Rajon & Botë

Evropianolindorët, të ndarë për një mandat të dytë të Tuskut

Vendet e Evropës Lindore janë ndarë në kampe me qëndrime të kundërta mbi mundësinë e një rikandidimi të polakut Donald Tusk në presidencën e Këshillit Evropian, u shpreh sot kryeministri çek, Bohuslav Sobotka.

Rikandidimi i mundshëm i Tusk në postin që ai drejton prej dy vitesh pritet të shqyrtohet gjatë mbledhjes së radhës së Këshilit Evropian në Bruksel, më 9 mars.

“Kemi biseduar shkurtimisht për këtë çështje. Nuk kemi qëndrim të njëjtë me vendet e grupit të Vishegradit”, deklaroi Sobotka, i pyetur në lidhje me një rikandidim të Tusk gjatë një konference shtypi në përfundim të një takimi me katër vendet anëtare të grupit të Vishegradit (Hungari, Poloni, Republika Çeke dhe Sllovaki), përcjell Atsh.

Deklarata e Sobotka konfirmoi në mënyrë implicite qëndrimin kundër të qeverisë polake për një rikandidim të mundshëm të tij.

Konservatorët në pushtet në Varshavë janë shprehur hapur kundër një mandati të dytë të ish-kryeministrit liberal, një fakt që duket në kontrast i dëshiruar nga një shumicë e theksuar e vendeve anëtare të BE-së.