Sekretari francez i shtetit për Tregtinë e Jashtme, Matthias Fekl vlerësoi sot se Bashkimi Evropian duhet të dalë “nga përulësia” kundrejt SHBA në fushën e globalizmit duke zbatuar plotësisht parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet ekonomike.
“Të imagjinosh se një shtet zotëron një të ardhme duke u shkëputur nga pjesa tjetër e botës nuk është në përputhje me realitetin tonë”, deklaroi Matthias Fekl në Gazetën e së Dielës (JDD) duke iu referuar presidentit të ri amerikan, Donald Trump.
“E ballafaquar me këtë fakt, Evropa duhet nga ana tjetër të ndikojë mbi globalizmin, dhe të dalë nga robëria e vullnetshme kundrejt SHBA”, shtoi ai, përcjell Atsh.
“Ajo duhet t’i japë fund naivitetit që dëshmon nganjëherë dhe të zbatojë plotësisht parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet ekonomike”, vijoi ai.