Qetësia në shpirt, ndjekja e vlerave morale dhe shqyrtimi i çdo gjëje që bëjmë për veten tonë dhe të tjerët janë të rëndësishme në ruajtjen e shëndetit.
Mjekët thonë se stresi është njëri prej faktorëve kryesorë në shkaktimin e të gjitha sëmundjeve. Stresi nuk mund të përjashtohet në tërësi, por ai mund të vihet në shkallën e minimumit, transmeton KosovaPress.
Për të filluar një ditë të qetë nevojitet një shëtitje në mëngjes, pasi që ajo përgatit trupin në aktivitetet e përditshme. Shëtitjet ndikojnë në largimin e hormonit të stresit.