Ndërtesa e Parlamentit në Ankara është evakuuar për shkak të një kërcënimi të mundshëm.
Deputetëve ju është thënë të evakuojnë ndërtesën e parlamentit turk në Ankara pasi është marrë një kërcënim i papërcaktuar për siguri. Kështu ka thënë një politikan nga opozita turke, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.
Kërcënimi ende mbetet i panjohur.
Ndërtesa e Parlamentit aktualisht është bllokuar.
Gazeta Cumhurriyet ka cituar anëtar të partisë Popullore Demokratike “Ziya Pir” duke thënë “Ne kemi qenë të informuar për një sulm dhe ndërtesa është duke u evakuuar ”
Ndërtesa e Parlamentit ishte në mesin e aseteve publike që u bombardua gjatë përpjekjes për grusht shtet në natën e 16 korrikut.
Një video dramatike e bërë nga një deputet ka kapur momentin kur bomba e parë goditi ndërtesën, ndërsa deputetët ishin ende në seancë, duke kaluar nga çatia në oborr të parlamentit.