Rajon & Botë

Evakuohet aeroporti kryesor i Parisit, pas gjetjes së një pakoje të dyshimtë

Aeroporti kryesor i Parisit “Charles de Gaulle”, është evakuuar pasi është gjetur një pako e dyshimtë.

Përdorues i Tëitterit, Jean Baptiste ka shkruar: “Janë kaluar 14 minuta qëkur zonat 15 dhe 9 u evakuan në terminalin ‘2C’ të aeroportit ‘Roissy’”, shkruan thë Sun, përcjell Express.

Ndërkohë, Mbatoto Madagoro ka shtuar: “Pako e dyshimtë në terminalin ‘2C’ të aeroportit ‘Roissy’. Jam njoftuar se të gjithë janë evakuuar nga zona 15.”

Raportohet se policia ka mbërritur në vend të ngjarjes.

“Roissy”, i cili njihet edhe si “Charles de Gaulle”, është aeroporti më i madh në Francë./Express/