Autoritetet polake urdhëruan evakuimin e rreth 10.000 qytetarëve në pjesën lindore te Polonisë, për shkak të largimit të një bombe 500 kilogramë e mbetur aty nga Lufta e Dytë Botërore.
Bomba e prodhuar në Gjermani, është gjetur të enjten gjatë punimeve në një rrugë në qytetin Białystok, rreth 190 kilometra në verilindje të kryeqytetit të polak, Varshavë, raporton AP./KosovaPress/