EULEX’i së shpejti do të nxjerrë aktvendimin, sipas të cilit, pushon procedura ndaj Oliver Ivanoviqit, i akuzuar për krime lufte.
Familjarë të të vrarëve në vitin 1999, për çka politikani serb ka qenë duke u gjykuar, thonë për KTV’në se shpresën në drejtësi e kanë humbur qysh moti.
Shadije Pllana thotë se jo vetëm tash por qysh moti e kanë humbur shpresën se mund të ketë drejtësi për familjarët e tyre të vrarë.
Rigjykimi për Ivanoviqin nisi në mars të vitit 2017dhe procesi ishte duke vazhduar ende.
Oliver Ivanoviq u vra derisa po hynte në zyrën e partisë së tij, SDP’së, në Mitrovicën Veriore.
Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar për rastin por thotë se po punon intensivisht në gjetjen e autorëve të krimit.