Seancat gjyqësore ndaj ish-deputetit të PDK-së, njëherit edhe ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla i cili po akuzohet për tjetërsim të pronave, që ishin paraparë të mbahen me 6, 7 dhe 8 korrik janë anuluar duke u shtyer për datën 11 korrik.
E për këtë ka reaguar edhe avokati mbrojtës i Azem Sylës, ku në profilin e tij në facebook ka shkruar se EULEX me praktikën e njëjtë përsëri i shtyen seancat e hetuesisë së veçantë në rastin e Sylës dhe të tjerëve.
Madje ai ka shkruar se EULEX po vazhdon të mos i dorëzojë lëndët tek Prokurorët dhe Gjyqtarët vendore, e që sipas tij e gjithë kjo po bëhet ngase EULEX nuk iu beson.
Postimi i plotë i Gashit në Facebook:
EULEX-i PRAPE I SHTYEN SENACAT
EULEX-i prape me praktiken e njejtë të muajve të fundit, tani përsëri i shtyen seancat e hetuesisë së veçantë në rastin e z.Azem Sylës dhe të tjerëve edhe për datën 11 korrik 2016.
EULEX-i vazhdon të mos i dorëzojë lëndët tek Prokurorët dhe Gjyqtarët vendor, ngase atyre nuk ju beson, ndërsa vetë që dy muaj nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë rast por vazhdon ta dënoj z.Azem Sylen dhe të tjerët duke i mbajtur në paraburgim./KP