Vendimi për heqjen e masës së arrestit shtëpiak e ka marrë Gjykata në Mitrovicë e kryesuar nga gjykatësi i EULEX’it.
“Unë e kam një qëllim, që ta heq njollën nga emri im dhe që përfundimisht ta zgjidh këtë çështje. Absolutisht nuk kam lidhje me atë që më ngarkohet por këtu duhet ta dëshmojë” ka thënë Ivanovic.
Ivanovic vitin e kaluar ishte dënuar me 9 vjet burg për krime kundër civileve të kryera më 14 prill të vitit 1999 nga forcat serbe në Mitrovicë.
Ai është burgosur në vitin 2014 ndërkohë që në gjykimin kundër tij janë dëgjuar më shumë se 80 dëshmitarë të prokurorisë dhe mbrojtjes.
Sipas avokatit të tij Ivanovicit i ndalohet kontakti me dëshmitarë të këtij procesi.