EULEXi ka dhuruar 33 vetura të tipit Nissan Patroll, të prodhuar në vitin 2009 në vlerë prej 300 mijë euro.
Ceremonia e pranim dorëzimit të veturave të EULEX-it është mbajtur në MPB ku morwn pjesw, ministri i Punëve të Brendshme, Famur Sefaj dhe zëvendësshefi i Misionit të EULEX-it, Bernd Thran.
Ministri Sefaj, falënderoi misionin e EULEX-it për dhurimin e veturave, ku vlerësoi se ato janë shumë të nevojshme për MPB në kryerjen e misionit të saj, duke pasur parasysh edhe vjetërsinë e veturave aktuale që ka në dispozicion MPB.