Aktuale

Etienne: Kosova nuk ka përparuar , korrupsioni mbetet i lartë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Vlerësimi i rrezikut nga korrupsioni në industrinë mihës: Gjetjet dhe rekomandimet”. Në këtë tryezë janë prezantuar gjetjet mbi gjendjen dhe shkallën e rrezikshmërisë së korrupsionit në industrinë mihës në vend.

Mungesa e ndarjes së licencimit, mbikëqyrjes dhe të ardhurave , licenca dhe negocimi i kontratave , mungesa e licencave te hapura dhe të përdorshme dhe regjistrimit të kontratave, proceset juridike jo të efektshme , dënimet e ulëta për operatorët ilegal, mungesa e zbulimit publik të pagesave të pranuara përmes taksave, honorarëve dhe të ardhurave tjera në mënyrë pro aktivë , janë disa nga gjetjet që janë identifikuar në raportin e fundit të UNDP-së, për sektorin e minierave .

Alessandra Roccasalvo, zëvendës përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, tha se korrupsioni bashkërisht me ndotjen dhe nepotizmi ka ndikime morale dhe në zhvillim ekonomik të Kosovës. Ajo ka marrë shembull se edhe në vendet tjera ky sektor është joshës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se Qeveria ka filluar disa nisma që lidhen me këtë sektor dhe se synimi i Qeverisë është që të krijoj ambient sa më të favorshme për këtë biznes.

Patrick Etienne, drejtor i Zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, tha se shteti zviceran i ka ndihmuar Kosovës e po ashtu ata do të vazhdojnë të ndihmojnë në strategjinë e cila sipas tij është në përgatitje e sipër.

Raporti ka identifikuar pikat e rrezikshmërisë së industrisë së nxjerrëse në vend, në të cilat korrupsioni ka hapësirë të zhvillohet. Raporti po ashtu jep rekomandime se çfarë masa duhet të ndërmerren për të adresuar pikat që janë me rrezikshmëri të lartë për korrupsion./KosovaPress/