Rajon & Botë

Estonia: Këtë vit nuk do të ketë vendim për ndërprerjen e bisedimeve me Turqinë

Këtë vit nuk do të merret vendimi për ndërprerjen eventuale të bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE, deklaroi sot Sven Mikser, shef i diplomacisë së Estonisë, e cila aktualisht kryeson me Unionin.

Mikser ka thënë se çdo vendim për bisedime me Turqinë duhet të presë vlerësimin e Komisionit Evropian për përparimin e Turqisë në adoptimin e standardeve evropiane.