Arrogant, i njëanshëm, tendencioz, njeri që shkaktoi shumë dëme në arsim. Këto janë disa nga epitetet që e bëjnë Drejtorin e DKA-së në Drenas njërin ndër njerëzit më të padëshiruar në Komunën e Drenasit.
Punësimet familjare, diskriminimet, drejtorë të pa kompetencë nëpër shkolla të gjitha këto bien mbi këtë Drejtor.
Burimet tona nga sektori i Arsimit e fajësojnë atë për gjendjen me Arsimin në Komunën e Drenasit.
E.R një arsimtar në një shkollë të Drenasit, Sadik Tahirajn e fajëson për gjendjen e rëndë të arsimit në Komunën e Drenasit.
“Unë jam votues tradicional i PDK-së, por kurrë nuk do të votoj Lladrovcin pa marrë konfirmim se ai më nuk do ta zgjedhë Drejtor të Arsimit Sadik Tahirajn”, ka thënë ai.
Sektori i arsimit është problematizuar shumë edhe në emisionin interaktiv me Xhavit Drenorin, si njëri ndër kandidatët për Kryetar të Drenasit dhe që fitojë shumë vota. Drenori është aktivist i PDK-së që ka shumë popullaritet te qytetarët e Drenasit.
Po ashtu, një goditje të rënd PDK-ja e mori duke i diskriminuar të diplomuarit në Universitete private. Ata ishin shumë dhe shumë prej tyre mbeten të pa punë, për t’ua lëshuar vendin të afërmeve të drejtorit Sadik Tahiraj.
“Unë dhe familja ime dhe të afërmit e mi nuk do të votojmë për një njeri që diskriminon të diplomuarit në Universitetet private. Ai deshi të na e kthejë komunizmin në Drenicë e Drenica dhe Komunizmi nuk shkojnë bashkë”, ka thënë për gazetën tone një ish arsimtar, i larguar nga puna që ka përfunduar studimet në njërin nga Kolegjet Private.