Fero ka folur hapur për Melindën.
Reperi i njohur shqiptar, Fero, di si ta marrë vëmendjen, shkruan lajmi.net.
Ai është paraqitur edhe njëherë në rrjete sociale dhe sigurisht se ajo çfarë ka thënë ka ngjallur interesimin e mediave dhe publikut.
Fero është shfaqur duke e kënduar këngën e Melinda Ademit, saktësisht në paraqitjen e tij të fundit dëgjohen tinguj të këngës “Palo” të saj.
Pranë postimit reperi ka treguar se Melinda vazhdon të mbetet artistja e tij e preferuar.
“Ajo është ende rep-artistja ime e preferuar”, ka shkruar Fero pranë postimit në Instastory./Lajmi.net/