Beyonce është një nga femrat më të pasura në botë, por kur është fjala për blerje, bëhet njësoj me të tjerët.
Këngëtarja ishte vënë re këtë vikend bashkë me vajzën e saj Blue Ivy, teksa bënin blerje në dyqan me çmime të ulëta, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Ylli botëror u fotografua nga fansat të cilët kishin mbetur të shokuar me të parë Beyonce në atë dyqan.
Duket se 36 vjeçarja ishte në humor të mirë për shpenzime, ngase kishte mbushur karrocën përplot me gjëra që kishte blerë në dyqan.
Këngëtarja ka marrë komente pozitive nga fansat, të cilët kanë thënë se kjo është dëshmi që Beyonce është vetëm një nga ne. /Lajmi.net/