ShowBiz

A është ky një detaj tjetër që Rita Ora dhe Dua Lipa nuk kanë raport të mirë?

Ato të dyja janë dy nga emrat më të lakuar në botën e muzikës, shkruan GazetaBlic.Rita Ora dhe Dua Lipa janë këngëtaret më të kërkuara të momentit. Ndonëse kemi parë shumë shpesh të takohen Rita Ora me Bebe Rexhën, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur me këngëtaren britanike, Dua Lipa.Madje kjo e fundit, kohë më parë e pyetur në një intervistë për “EveningStandard” tha se Rita Orën e njeh vetëm përmes muzikës dhe se prindërit e tyre njihen mes vete.

Megjithëse ato janë dy shqiptaret që dalë ngadalë kanë prekur skenat botërore dhe admirohen nga të gjithë shqiptarët, duket se ndaj njëra-tjetrës ekziston një “Luftë e ftohtë”.Ditë më parë kur Rita Ora ishte në Kosovë për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në konferencë për mediat, e pyetur nga gazetarët për dy vajzat, ajo foli më shumë për Bebe Rexhën me të cilën është takuar disa herë dhe kanë një raport mjaft të mirë, ndërsa sa i përket Dua Lipës tha se ajo është në turin e saj, dhe unë tani jam në të timin.Ajo çfarë e bënë më bindës raportin jo të mirë të tyre është se ato përveç që nuk kanë pëlqyer ndonjë postim, ato nuk ndjekin as njëra tjetrën në Instagram, duke shtuar dhe më shumë dyshimet!

Nesër, me datë 21 shkurt do të mbahet një nga organizimet më të mëdha të muzikës në Londër, “Brit Awards”, ku këngëtarja Dua Lipa është e nominuar në pesë kategori, ndërsa Rita Ora do të jetë e ftuar për të kënduar projektin e fundit “For You” në bashkëpunim me Liam Payne, apo ndryshe kolona zanore tek filmi “Fifty Shades Freed”.E çfarë do të ndodhë me dy këngëtaret, do thyejnë akullin e ta takojnë njëra-tjetrën, mbetet të shihet! /GazetaBlic