Aktuale

A është kjo lagjja e kryeqytetit ku më së paku po i kushton rëndësi, Shpend Ahmeti?

Në lagjen “Kodra e Trimave” në rrugën “Vëllezërit Fazliu” të kryeqytetit, ka një pjesë të rrugës e cila është e pashtruar dhe e mbuluar me baltë, raporton Gazeta Blic.

Qytetarët kanë treguar për vështirësinë që kanë për ta kaluar këtë rrugë. Sipas tyre gjendja e rrugës është e tmerrshme ata detyrohen të vendosin qese të llastikut për t’a kaluar këtë rrugë.E sidomos e rëndë është gjendja për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Hilm Rakovica”, të cilat pa kaluar këtë rrugë nuk mund të futën në shkollë.

‘Ecja në këtë rrugë është shumë e vështirë, thonë lexuesit të “Gazeta Blic”, ata janë ankuar se në këtë lagje nuk ka hapësirë as për vetura.Tutje ata kanë treguar se e kanë thirrur edhe Komunën e Prishtinës mirëpo që nuk janë përgjigjur.