Jemi mësuar t’i shohim prezentueset shqiptare tejet seksi dhe provokative.
Por, një imazh krejt tjetër po e sjellë Jona Spahiu.
Bukuroshja e My Music u bë e njohur me paraqitjen në Supersport për emisionet rreth kombëtares shqiptare, shkruan Telegrafi.
Dhe që nga ajo kohë ajo është në radarin e mediave për paraqitjet e saj të bukura dhe seksi.
Megjithatë, së fundmi ajo ka dhënë imazhe që mund t’a bëjnë atë të konsiderohet femra më e bukur shqiptare në televizione.
Një bluzë e bardhë dhe make up i lehtë, e bëjnë Jonën sa të thjeshtë aq edhe një bukuri komplekse për t’u përballuar.
A është Jona më e bukura në televizionet shqiptare? Vlerësimi mbetet i publikut! /Telegrafi/