Mbrëmë Adelina Tahiri i dha fund beqarisë, ajo u fejua me të dashurin e saj, të cilin edhe më tej vazhdon ta fsheh nga publiku.
Por Indeksonline ka zbuluar se kush është ky person. Ai quhet Sergej Samsonenko dhe është nga Rusia, është pronar i një sërë biznesesh në Maqedoni, mes të cilave edhe hotelit RUSIA, sallës “Jane Sandanski” në komunën e Aerodromit, zinxhirin e bastoreve BET City Ballkan dhe kompani të tjera.
Benefitet e tyre të përbashkëta arrijnë deri në dhjetëra miliona euro në vit.
Ndryshe Sergej është 50 vjeçar, kurse Adelina është 26 vjeçare./indeksonline/