Redaktori i RTK-së, Ernest Luma ka sqaruar se pse e ka quajtur kryeministrin Isa Mustafa “vorr”.
Luma ka shkruar në Facebook se nuk ka dashur ta fyejë kryeministrin Mustafa por sipas tij, fjala “vorr” ka shumë kuptime, siç është i ftohtësisë dhe heshtjes.
Luma kishte ripostuar një status të kryeministrit Mustafa, ku ai kishte dhënë një deklaratë të fortë lidhur për Ramush Haradinajn, duke ia përmendur “të burgosurit” dhe “Liqenin e Radioniqit”. Luma thotë se e ka ripostuar këtë status, 30 orë pas ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë.
