Aktuale

Ermira Mehmeti braktis BDI-në

Me përfundimin e mandatit si Deputete në Parlamentin e Maqedonisë, Ermira Mehmeti ka bërë të ditur edhe publikisht se do të dorëhiqet nga të gjitha funksionet e saj politike në Bashkimin Demokratik për Integrim.

Në një status të shpërndarë në rrjetin social “Facebook” Mehmeti shkruan se nga sot ajo është një qytetare e lirë dhe nuk përfaqëson asnjë subjekt politik dhe se nga faqja e saj zyrtare do të tërhiqen të gjitha simbolet dhe ikonografia politike.

“Gjate tete viteve të kaluara kam qenë e nderuar dhe e obliguar që t’ju shërbej juve dhe të punoj për zgjidhjen e problemeve dhe realizimin e kërkesave tuaja. Sot përfundon ky rrugëtim përplot sfida dhe përgjegjësi për mua”, ka shkruar mes tjerash Mehmeti, transmeton Alsat.