ShowBiz

Ermali i bën befasinë romantike Amit në përvjetorin e dhjetë të martesës

Ermali dhe Ami mbrëmë festuan përvjetorin.

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska mbrëmë kishin një arsye më shumë për të festuar, shkruan lajmi.net.

Çifti shënuan dhjetëvjetorin e lidhjes, ndërsa festuan në një darkë romantike, ku nuk munguan as trëndafilat e befasitë tjera.

Ndër të tjera, Ami dhe Ermali u kujdesën që t’i dedikojnë fjalë dashurie njëri-tjetrit, teksa po kujtonin vitet e para të lidhjes.

“10Vjet Martesë… 15Vite Dashuri… Të dua si atëherë @amardatoska“, ka shkruar moderatori në një postim në Instagram.

Kujtojmë se Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë prindër të dy fëmijëve, të cilët i kanë pagëzuar Sia dhe Joel.

the authorGazetaKNN