Ermal Fejzullahu sot feston ditëlindjen.
Ermal Fejzullahu me këtë datë feston ditëlindjen, duke mbushur plot 31 vjet jetë, shkruan lajmi.net.
Me rastin e ditëlindjes, këngëtari ka pranuar urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe shoqëria.
Një urim special atij ia bëri bashkëshortja, Ariana, e cila zgjodhi fjalët më të bukura për t’ia uruar ditëlindjen Ermalit.
“Faleminderit për çdo sekond të jetës që më bën të jem e lumtur që jam pranë teje. Të paça gjithmonë afër…Të dua”, ka shkruar Ariana.
Për ndryshe, “Mke harru” titullohet kënga e fundit nga Ermal Fejzullahu në bashkëpunim me Ledri Vulën. /Lajmi.net/