Ermal Fejzullahu dhe Ariana Fejzullahu janë në pritje të vajzës së tretë.
Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana janë duke kaluar disa ditë pushimi para se të bëhen prindër për të katërtën herë, shkruan lajmi.net.
Këngëtari ka publikuar një fotografi me gruan e tij ku shihet duke mbajtur me duar barkun e Arianës e cila pritet të lind vajzën e tretë brenda disa ditëve, artisti kishte lënë edhe një shkrim pranë fotos “Lumturia është rrugës”.
Ditë më parë Ariana ishte shtrirë në spital kur u mendua se është gati për lindje por kjo kishte qenë vetëm një alarm mashtrues gjë që ndodh gjatë kohës së shtatzënisë. /Lajmi.net/