Aktuale

Erërat e forta rrëzojnë reklamën, rrezikohen kalimtarët në qendër të Prishtinës

Para pak çastesh në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, saktësisht tek “Hotel Grand”, ka rënë një reklamë në tokë si pasojë e erërave të forta.

Lexues të “Zeri.info” i kanë dërguar këto fotografi në adresë të redaksisë sonë duke treguar se rënia e kësaj reklame mund të ketë qenë fatale për ndonjë kalimtar për shkak të madhësisë së saj.

“Zeri.info”, ju sjell fotografitë nga vendi i ngjarjes.