Rajon & Botë

Erdogani: Jemi vendi më i fortë në rajon, mezi pres ta dëgjoj Trumpin

​​Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë sot se është shumë i interesuar që të shohë se cilat janë politikat e presidentit amerikan, Donald Trump, për Lindjen e Mesme.

Duke u nisur për një udhëtim në Afrikë, Erdogan tha para gazetarëve se Turqia e dëshiron një Lindje të Mesme, ku integriteti territorial i vendit mbahet dhe rajoni nuk shkatërrohet, transmeton Express.

Erdogani ka thënë se përpjekjet kanë nisur për ta caktuar një datë për një takim të mundshëm mes tij dhe Trumpit.

Ai ka thënë se temë diskutimi në atë takim do të ishte situata në Lindje të Mesme.

Si vendi më i fortë në rajon dhe si arbitër, Turqia është më se shumti e shqetësuar për atë se si presidenti i ri do të ketë ndikim në politikën amerikane në Lindje të Mesme./Express/