Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se perëndimi duket ti shikojë punën e veta. Kjo deklaratë e Erdogan vjen pasi BE-ja dhe ShBA-të kishin shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me trajtimin e të akuzuarve për grusht shtet nga ana e qeverisë turke, shkruan Sky News.
Autoritetet kanë thënë se më shumë se 2,000 persona janë duke u ndjekur penalisht nën akuzën për fyerje të presidentit.
Duke folur për kritikat rreth goditjeve të tij pas grushtit të shtetit, Erdogan u shpreh: “Ata thonë se janë të shqetësuar. Shikoni punët tuaja. Shikoni veprat tuaja”.
Ai u ankua asnjë zyrtar i lartë perëndimor nuk e kishte vizituar Turqinë në prag të përpjekjeve për grusht të shtet.
“Asnjë person i vetëm nuk ka ardhur për të më shprehur ngushëllime as Bashkimi Evropian apo nga Perëndimi”, tha Erdogan.