Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter ka shprehur urimin e tij me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas në mbi dhjetë gjuhë të botës, përfshirë edhe gjuhën shqipe.
“Të gjitha grave të vendit tim e të gjithë botës i uroj gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin”, ka qenë mesazhi i Presidentit Erdogan në gjuhën shqipe./KosovaPress/