Rajon & Botë

Erdogan: Turqia nuk është dorëzuar përballë ISIS-it

Fjalët se Turqia është dorëzuar përballë terrorizmit, do të thotë të jesh në anën e tyre dhe organizatave terroriste, ka deklaruar presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Në adresimin e tij të parë publik pas sulmit në klubin e natës në Stamboll ku janë vrarë 39 njerëz, Erdogan ka thënë se përkundër “fillimit të trishtë të vitit” Turqia, mbetet fuqishëm në prioritetet e saj për këtë vit, transmeton Asociated Press.