Rajon & Botë

Erdogan: Do t’u japim çmimin e merituar atyre që iniciuan këtë grusht-shtet

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në një tjetër paraqitje publike ka thënë se do të rikthehet situata në kontroll dhe do të vazhdojnë me ndërtimin e institucioneve demokratike.

Ai ka thënë se ky grusht shtet është kundër vullnetit të popullit, derisa ka thënë se iniciuesit e tij do të paguajnë çmimin e merituar.

“Ne dëshirjmë që të ndërtojmë institucione demokratike. Ky është një grusht shtet kundër vullnetit të popullit. Ne do të hidhemi në beteja dhe t’u japim çmimin e merituar atyre që e iniciuan këtë grusht shteti”, tha Erdogan./KP