Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Ankara.
Pas takimit, Erdogan tha në një konferencë për media me Merkel se ata kanë biseduar kryesisht për zhvillimet në Siri, Irak dhe Detin Egje, transmeton Express.
Po ashtu, ai ka thënë se në takim me tyre është diskutuar edhe për bashkëpunimin në luftë kundër terrorizmit, kriza me refugjatë dhe hapat e mundshëm të përbashkët në Siri./Gazeta Express/