Rajon & Botë

Erdogan sulmon serish: Gjermania është strehë për terroristët e PKK

Marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë janë gjithnjë e në krizë m të madhe, pasi që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan akuzoi Berlinin për “ndihmesë dhe inkurajim” të terrorizmit, transmeton “The Guardian”.

Në fjalimin në Stamboll, Erdogan tha se Deniz Yucel, korrespodent i “Die Welt”, është spiun gjerman dhe “përfaqësues” i kryengritësve kurdë PKK.

“Duhet gjykuar për ndihmesë dhe inkurajim të terrorizmit”, tha ai.

Yucel zyrtarisht është arrestuar kohë më parë dhe pritet gjykimi i tij për shkak të propagandës dhe nxitjes së urrejtjes. Erdogan akuzoi Berlinin për fshehjen e Yucel në konsullatën gjermane në Stamboll një muaj para se t’i dorëzohej autoriteteve.

Komentet e Erdogan vijnë pasi që në Gjermani u parandalua mbajtja e disa mitingjeve për referendumin turk.