Rajon & Botë

Erdogan: ShBA-të nuk kanë asnjë justifikim për ta mbajtur Gylenin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sërish ka folur rreth klerikut turk me bajzë në ShbBA, Fetullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon se ka orkestruar tentimin për grusht shtet në korrik të këtij viti.

Erdogan thotë se Shtetet e Bashkuara “nuk duhet të strehojnë një terrorist” siç është kleriku turk, Fethullah Gylen dhe aktiviteti i tij në të gjithë botën duhet ndalur.

“Nuk ka asnjë justifikim për të mbajtur Gylenin” tha Erdogan për Reuters, transmeton KosovaPress.

“Nëse SHBA është aleati ynë dhe jemi partnerë të NATO-s atëherë nuk duhet të lejojmë një terrorist si Gylen të drejtojë organizatën e tij” tha tutje Erdogan.