Rajon & Botë

Erdogan: SHBA është duke na mashtruar

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan më 20 mars kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për deklaratat e fundit mbi operacionet ushtarake në Afrin të Sirisë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë mashtruar Turqinë.

“Nëse ne jemi partner strategjikë, duhet të na respektojmë dhe të lëvizin bashkë me ne. Ata po përpiqen të na mashtrojnë neve. Ata i kanë dërguar 5, 000 kamionë me armë atje. Ne duam të blejmë armët e tyre me paratë tona, por ata nuk na shesin. Çfarë lloj ortakërie strategjike është kjo?” tha Erdogan gjatë një fjalimi në një takim të partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.

“Zëdhënësi i SHBA-së bën një koment dhe thotë, ‘Ne jemi të shqetësuar për situatën në Afrin’. Ku ishit ju, kur i dërguam shqetësimet tona tek ju? Ku ishit ju kur thamë: ‘Le ta pastrojmë organizatën terroriste nga atje?’”, shtoi ai./Periskopi/