Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se vendi i tij dhe SHBA, nëse bashkojnë forcat mund ta transformojnë Raqan, bastionin kryesor të Shtetit Islamik në Siri, në “varrezë” të grupit xhihadist.
“Amerika e madhe, koalicioni dhe Turqia mund të bashkojnë forcat dhe ta transformojnë Raqan në varrezë të Shtetit Islamik”, tha Erdogan gjatë një fjalimi në Stamboll.
Ndryshe, Erdogan do të shkojë në SHBA në mes të muajit maj për të takuar homologun amerikan, Donald Trump për herë të parë.