Rajon & Botë

Erdogan sërish kritikon Evropën

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan sërish ka kritikuar Evropën, duke lënë të kuptohet se vendi i tij do ta rivlersojë qëndrimin për t’iu bashkuar BE-së, duke thënë se Evropa “do të paguajë për atë që ka bërë” kundër popullit turk.

Gjatë një fjalimi në Izmir, Erdogan iu referua Evropës si “njeri i sëmurë”- një term ky që është përdorur nga politikanët evropianë për ta përshkruar rënien e Perandorisë Osmane, në shekullin e 19-të.

Ai tha se turqit që jetojnë në Evropë po “shtypjen” dhe “poshtërohen”.“Një shekull më parë ata thanë se ne ishim ‘njerëz të sëmurë’. Tash ata janë të tillë. Evropa është duke u shembur”, shtoi Erdogan.

Më 16 prill në Turqi do të mbahet referendumin, përmes së cilit, pritet t’i rritet pushteti presidentit të vendit.