Rajon & Botë

Erdogan propozon një plan të ri për ekonominë turke

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan edhe njëherë ka deklaruar rreth normave të interesit duke përsëritur kërkesat e tij joortodokse se normat e larta shkaktojnë inflacion.

“Pozicioni në këtë çështje është i qartë: Normat e interesit janë shkaktari dhe inflacioni është rezultati. Ne nuk do të bëjmë lëshime, ne do të reduktojmë normat,” u tha gazetarëve Erdogan pas një udhëtimi zyrtar në Itali.

Erdogan ka kritikuar faktin se disa banka janë akuzuar për 20 për qind interes, duke paralajmëruar se një kredi e tillë e shtrenjtë “dekurajon investimet dhe krijimin e vendeve të punës.”

“Si mund të përmirësohen kushtet e punësimit në këto rrethana? Nuk do të ketë punë nëse nuk ka investime,” tha ai, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.

“Kohët e fundit një bankë ka postuar një fitim prej 6 miliard lirash. A po punojmë për lobin e normës së interesit? Konsumatorët që marrin kredi nga bankat po vuajnë,” shtoi Erdogan.

Erdogan tha se kohët e fundit ka zhvilluar takime me zyrtarë qeveritarë për të diskutuar mbi normat e interesit, duke shtuar se do të ketë “një takim tjetër kur zyrtarët të përfundojnë studimet e tyre.”/Periskopi/