Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka përmendur Kosovën dhe Shqipërinë në fjalimin e tij gjatë kongresit të gjashtë të partisë, AK Party.
Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit dhe gjithandej nëpër botë kanë zënë vend në këtë fjalim, derisa ka përmendur problemet më të cilat përballet vendi i tij dhe “vëllezërit” e tij, shkruan TRT, përcjell Klan Kosova.
“Përshëndes vëllezërit e mi në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri. Dërgoj përshëndetje të përzemërta edhe vëllezërve të mi në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Thrace Perëndimore, Krime, Bullgari e Rumani, në emër të kombit tim”.
“Ne komunikojmë me vëllezërit në Sakaria të Sarajevës, në Shkup, Iskegah, Gumulcinë, Kardzahli, Mostar”.
Ai ka thënë se kufijtë fizik janë larg kufijve nëpër botën, siç ka thënë, të tyre.
“Ne kemi telashe me të shtypurit në mbarë botën dhe është mirë të punojmë sa më shumë për vendin tonë dhe kombin tonë”.