Rajon & Botë

Erdogan: Mosuli mund të jetë çliruar, por është lënë nën rrënoja (Foto)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se i mirëpret lajmet se lufta kundër Shtetit Islamik (ISIS) në Mosul është drejt fundit, por ka theksuar se dikur qyteti i pasur me naftë është lënën nën rrënoja.

Erdogan i bëri këto komente në Kongresin Botëror të Naftës sot në Stamboll, transmeton Express.

Ai ka pyetur po ashtu se kush do të paguajë për rindërtimin e rajonit.

“Turqia është shumë e lumtur për lajmin se po i vjen fundi betejës së Mosulit, por pika në të cilën ka arritur Mosul është shumë e rëndësishme,” ka thënë lideri turk.

Erdogan ka shtuar: “Kemi mbetur me një Mosul nën rrënoja.”

Ai e ka shtruar edhe pyetjen: “Kush do ta plotësojë koston e rindërtimit të Mosulit për popullin e Mosulit.”/Express/