Rajon & Botë

Erdogan kërcënon me ndërprerje të marrëdhënieve me Izraelin

Në rast se SHBA pranojnë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, Turqia do të detyrohet të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, deklaroi sot në Parlamentin turk, presidenti i këtij shtetit, Recep Tayyip Erdogan.

Nëse SHBA do të pranojnë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, Erdogan tha se do të thërrasë samitin e vendeve anëtare të Organizatës për bashkëpunim islamik, për t’iu kundërvënë shpalljes së Jerusalemit për kryeqytet.