Rajon & Botë

Erdogan izolon tradhtarët, shpërblen besnikët

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka vendosur që familjarët e 239 viktimave të grusht-shtetit, të marrin një pagesë prej 3 mijë e 200 lirash  në muaj, ose ndryshe, një mijë dollarë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton KosovaPress.

Nga ky vendim  i presidentit turk, rezulton se dy prej familjarëve, të një të vrari, do tu sigurohet vend i punës.

Në total, nga fondi i veçantë, çdo familje do të marrë përafërsisht 79 mijë dollarë.

Në anën tjetër, vazhdimisht po shtohet numri i atyre që janë të arrestuar, suspenduar e larguar nga vendet e tyre të punës.