Rajon & Botë

Erdogan: Gazsjellësi me Rusinë do të ndërtohet shumë shpejt

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan deklaroi se projektpropozimi për gazsjellësin ”Turkish Stream” për të lidhur Rusinë Jugore me Turqinë, do të ndërtohet sa më shpejt të jetë e mundur për ta shtrirë më pas në Evropë.

Gazsjellësi, i planifikuar për t’u lidhur me anëtarin e BE-së, Greqinë, nuk është miratuar plotësisht nga udhëheqja turke për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve ruso-turke lidhur me luftën civile siriane, në të cilën ata u vendosen në kahe të kundërta, njofton atsh.

Erdogan i bëri këto deklarata në Shën Petërburg, pas takimit të tij të parë me presidentin rus, Vladimir Putin, që kur një avion luftarak turk rrëzoi një aeroplan rus, në kufirin sirian, vitin e kaluar.

Të dy liderët shprehën se rivendosja e marrëdhënieve të tyre bilaterale është një prioritet.