Ky është niveli më i lartë i mbështetjes së Erdoganit, që nga zgjedhjeve të fundit para dy vjetëve, duke u rritur për 21 për qind, krahasuar me anketën e fundi të bërë në fund të qershorit, ka bërë të ditur agjencia turke për matje e opinionit publik, Metropoli me seli në Ankara.
Në hulumtimin e bërë nga 28 korriku deri më 1 gusht, kanë marr pjesë 1.275 njerëz, raporton AFP.
Përkrahjen më të madhe – 71 për qind – Erdogan e kishte pasur në vitin 2013, sa ishte në pozitën e kryeministrit, transmeton lajmi.net.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, kishte fituar me 52 për qind të votave.
Zëvendës presidenti, Mehmet Shimshek, ka thënë se rezultatet e anketës tregojnë “përkrahjen e madhe të publikut për Erdoganin, pas dështimit të puçit”.
Një përkrahje të madhe e ka fituar edhe kryeministri Binali Yldirim, të cilin tashmë e mbështesin 58 për qind të qytetarëve./lajmi.net