Rajon & Botë

Erdogan: E nderuara Merkel, ti mbështetë terroristët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar kancelaren gjermane, Angela Merkel për mbështetje të terroristëve.

“E nderuara Merkel, ti mbështetë terroristët”, ka thënë Erdogan gjatë një interviste të drejtpërdrejtë për rrjetin “A Haber” dhe ka shtuar “Zonja Merkel, pse po i fsheh terroristët në vendin tënd? Pse nuk po bën asgjë”, ka thënë Erdogan.

Ai ka akuzuar Berlinin se nuk po përgjigjet për 4,500 dosjet e dërguara nga Ankaraja për të dyshuarit për terrorizëm, por nuk tha specifikuar se cilat organizata terroriste mbështet Gjermania.

Erdogan gjithashtu ka akuzuar televizionin shtetëror gjerman për mbështetje të organizatave terroriste dhe për përhapje të propagandës kundër sistemit presidencial./KosovaPress/