Rajon & Botë

Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e vet rus, Vladimir Putin.

Reuters raporton se dy liderët kanë diskutuar dhe janë pajtuar që ta rrisin bashkëpunimin ushtarak kundër ISIS-it në Siri, transmeton Express.

Kremlini në një komunikatë për media ka thënë se Putin i ka shprehur ngushëllime Erdoganit për vdekjen e disa ushtarëve turq afër qytetit sirian që kontrollohet nga ISIS-i, al-Bab.

Nuk janë dhënë detaje tjera./Gazeta Express/