Rajon & Botë

Erdogan dhe Putin biseduan në telefon për krizën në Siri

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti turk Tayyip Erdogan diskutuan për krizën në Siri në një bisedë telefonike të dielën, tha Kremlini në një deklaratë, shkruan Reuters.

Edhe presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbajev, i cili po qëndron për vizitë në Rusi,  ka marrë pjesë në bisedë.

Erdogan i  ka shprehur ngushëllimet e tij Putinit për rrëzimin e avionit rus TU-154 në afërsi të Detit të Zi tha Kremlini, transmeton KosovaPress.