Turqia mundet “në çdo moment” të kryejë sulm ndaj caqeve të Partisë Politike Kurde (PKK) dhe Forcave siriane kurde për mbrojtjen e popullit të Sirisë, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
Ai e dënoi vendimin për patrullimin e forcave ndërkombëtare të koalicionit, të kryesuar nga SHBA-ja, përgjatë kufirit siriano-turk.
“Siç thashë edhe dje – mund të kryejmë atje sulm edhe gjatë natës pa paralajmëruar. Ne nuk i publikojmë planet paraprakisht, duke i dhënë detaje organizatave terroriste. Ata e dinë se armata turke mund të shkojë aty në çdo moment. Ata jetojnë në frikë, ndërsa ne jo”, theksoi Erdogan