Këngëtarja tashmë me famë botërore Era Istrefi vazhdon të shijojë sukseset e arritura nga kënga “Bonbon”, e cila po i siguron çmime të shumta.
Së fundmi Era ka pranuar çmimin “Pllaka e artë” i cili jepet nga SonyMusic në Suedi, njofton KosovaPress.
Ajo në rrjetin social Instagram ka publikuar fotografi nga pranimi i këtij çmimi ku edhe i ka shtuar përshkrimin, “Shumë e nderuar për pranimin e pllakës së artë në Suedi #SonyMusic #Anothersurprise #NewmusicComing”.