Sot është një ditë tejet e veçantë për Era Istrefin.
Këngëtarja Era Istrefi është një prej emrave që në moshë të re ka arritur të prek majat e suksesit dhe jo vetëm të atij vendor, shkruan lajmi.net.
Që nga fillimet e para të karrierës ajo arriti që të bëjë për vete publikun e me të njëjtin ritëm po vazhdon.
Era me rastin e ditëlindjes së 25-të sot ka pranuar urime të shumta andaj të gjithë njëzëri i ka falënderuar nëpërmjet postimit të një fotografie në Instastory aty ku edhe e ka zbuluar moshën.
“Faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes”, ka shkruar Era./Lajmi.net/